Imer Aliu: Buxheti antishqiptar i manipuluar me shifra

Projekt buxheti për vitin 2014, i publikuar dje, ashtu si edhe buxhetet e viteve tjera të kohës së BDI-së, është buxhet një nacional dhe antishqiptare, ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp, koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.

Sipas tij, projekt buxheti i vitit 2014, është mbështetur në manipulimin e shifrave dhe projekteve.

 “Margaritari i daljes së djeshme të argatëve të Gruevskit, ishte konstatimi nga ana e tyre që ky buxhet dhe projektet në këtë buxhet nuk mund të gjykohen mbi baza etnike, meqë ato nuk mund të ndahen ne baza etnike. Këtë arsyetim gjithmonë e japin maqedonasit për të arsyetuar diskriminimin e skajshëm që ju behet shqiptarëve, tani erdhi koha që këtë ta dëgjojmë edhe nga një parti shqiptare”, thotë Imer Aliu

Imer Ali shtron pyetjen: “Si i ndan qeveria në baza etnike vendbanimet shqiptare ku nuk investohet aspak nga ata maqedonase?

“Ne ju sugjerojmë të dalin nëpër vendbanimet shqiptare dhe shumë qartë do ta shohin se si dallojnë nga ato maqedonase. Nuk duhet të shkojnë më larg, le të dalin në anën tjetër të Vardarit apo të shkojnë në Saraj, Karshiakë, Hasanbeg e Haraqinë, gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe do të shohin rezultatet e punës së tyre dhjetë  vjeçare”, thotë Imer Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button