M-NAV me pajisje prej 16 milionë euro

Sistemi i Maqedonisë për navigacion ajror M-NAV sh.a. Shkup do të pajiset me pajisje të re në vlerë prej 16 milionë e 150 mijë euro. Prej tyre 11.150.000 euro për furnizimin e pajisjes janë siguruar me kredi nga Banka evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa me 5 milionë euro mjete personale merr pjesë M-NAV. Për nevojat e projektit BERZH do të sigurojë edhe grant për bashkëpunim teknik në vlerë të përgjithshme prej 600.000 euro.

Kredinë e kanë nënshkruar sot drejtori ekzekutiv i M-NAV Nikolet Tagarinski dhe Sju Baret, drejtor i ekipit transportues të BERZH-it, në prezencë të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. M-NAV do ta kthejë huan nga kompensimi që e paguan për fluturime. Afati për pagesë është 12 vjet, me grejs periudhë prej 3 viteve. Shkalla e interesit është e barabartë me EURIBOR të rritur për 3,75 për qind në nivel vjetor.

Projekti paraqet kredi të parë pa garanci shtetërore të miratuar nga BERZH-i për sektorin transportues, dedikuar për harmonizim të navigacionit ajror të Maqedonisë me sektorin e përbashkët evropian. me kredinë do të kryhet furnizim dhe instalim i sistemit të ri për kontroll të fluturimit, që do të duhet të përgatitet në nivel vjetor deri në vitin 2028, sistem për komunikim me zë, për radioligjërues, sistem digjital për incizim të komunikimit me të në kontrollin e fluturimit, radar të ri te aeroportet e Shkupit dhe përmirësim të radarit ekzistues në Ohër.

Ministri Janakievski pas nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se pas 14 viteve fillon një cikël i ri i investimit në sistemin e navigacionit të Maqedonisë, me çka në mënyrë drastike do të rriten kapaciteti dhe të ardhura e M-NAV. Deri në vitin 2016, theksoi, Maqedonia do të ketë tërësisht sistem të ri për navigacion.

Sipas Nikolet Tagarinski, drejtor ekzekutiv i M-NAV, do të zbatohen shtatë projekte kryesore  të cilat në tre vitet e ardhshme do të duhet të mundësojnë rritje të kapaciteteve të sistemit për kontroll të fluturimeve, përmirësim të efikasitetit të shërbimeve dhe mbajtje të nivelit të tanishëm të sigurisë  dhe përmirësimin e tij të mëtutjeshëm. Është parashikuar sistemet të mundësojnë ballafaqim me nivelin e rritur të komunikacionit në krahasim me të tanishmen tre herë më shumë  për periudhën deri në vitin 2028, ndërsa para se gjithash të përgjigjet në sfidën me hapjen e qiellit kosovar që pritet për mesin e vitit të ardhshëm, tregoi Tagarinski.

Për momentin M-NAV për një orë në njësi në periudhën e verës shërben 61 fluturime, ndërsa në kushte optimale edhe deri në 90 fluturime në orë. Shifrat maksimale të arritura këtë verë  janë mbi 650 fluturime  në ditët më të ngarkuara  në gusht ose gjithsej 700 duke i përfshirë edhe fluturimet nga Ohri dhe Shkupi. Pas hapjes së qiellit kosovar, sqaroi Tagarinski, skenaret më të rezervuara janë se do të ketë rritje prej minimum 20 për qind  të numrit të fluturimeve sepse rrugët ajrore që shfrytëzohen tani e shmangin Kosovën, ndërsa me vetë atë edhe në pjesë të madhe të rasteve hapësira jonë ajrore, dhe kalojnë nëpër Shqipëri dhe Bullgari. Sipas skenarit dhe simulimit të Eurokontrollit që janë përgatitur për ditë të caktuara prej muajit gusht të vitit 2011 përkatësisht si do të duket derisa hapet qielli kosovar atëherë me parametra edhe më të mëdha  përkatësisht me 35 për qind rritje. Do të thotë ajo është sfidë serioze me të cilën duhet të ballafaqohemi. Koha është e shkurtër, data e targetuar sipas planit aksionar të Eurokontroll data është 3 prilli i  vitit të ardhshëm, njoftoi Tagarinski.

Në bazë të kompensimit të fluturimeve M-NAV vitin e kaluar ka paguar 10,5 milion euro, ndërsa rritje presin pas hapjes së qiellit kosovar.

Lajme të ngjashme

Back to top button