Belgjika është vendi evropian i radhës që pritet të njohë Palestinën

Raportohet se partitë më të mëdha politike belge po punojnë për miratimin e rezolutës për njohjen e shtetit palestinez. Gazeta “Le Soir” raporton se koalicioni qeveritar belg më parë këtë javë kanë arritur marrëveshje, ku kanë deklaruar se parlamenti belg javën e ardhshme do të diskutoj rezolutën, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksti i rezolutës për njohjen e Palestinës si shtet i pavarur, megjithatë, nuk ofron një datë se kur mund të ndodhë. Njohja do të ndodhë atëherë kur të jetë e përshtatshme, shkruan kjo e përditshme belge.

Nëse vendimi pranohet, Belgjika do të bëhet anëtar i dytë i BE-së, pas Suedisë, që do të njoh Palestinën. Vendi skandinav ka njohur Palestinën më 20 tetor, pasi Parlamenti francez miratoi një vendim jo detyrues për njohjen e Palestinës, e cila ka inkurajuar qeverinë franceze për të bërë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button