E dimë se shitet mish i dyshimtë, por askush s’ankohet

Tregjet e kryeqytetit edhe përkundër kontrolleve të shumta nga Inspektorati i tregut edhe më tej vazhdojnë të shesin prodhime ushqimore dhe të mishit të pa paketuara, të cilat jo vetëm që nuk përmbajnë datën e prodhimit dhe të skadimit, por as edhe origjinën. Megjithatë qytetarët edhe pse të vetëdijshëm se këto ushqime shiten në mungesë të kushteve higjieno-sanitare nëpër tregje dhe paraqesin rrezik potencial për mundësinë e shfaqjes dhe zhvillimit të një serë sëmundjesh, ata vazhdojnë të blejnë pasi çmimet e tyre janë më të lira se sa në dyqane apo markete, shkruan Koha.

Kjo formë e shitjes sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut vite me radhë rrezikon shëndetin e qytetarëve sepse shitja e tyre bëhet në kushte jo adekuate higjienike, prandaj edhe vazhdimisht inspektorët ushtrojnë kontrolle dhe sjellin vendime për largimin e këtyre mallrave të pasigurta nga tregjet e gjelbra si dhe në të gjitha ato dyqane që shesin kofsha pule apo lloje tjera të mishit të pa paketuar apo nuk përmbajnë datën e prodhimit apo skadimit. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button