Siri, rrëmbehet gazetari spanjoll

Kryengritësit sirianë e rrëmbyen raportuesin e posaçëm të gazetës spanjolle “Peiodiko” nga Siria, kumtoi mbrëmë gazeta në botimin e vet elektronik.

“Gazetari Mark Marginedas është rrëmbyer në Siri”, thekson gazeta, duke cekur se një grup kryengritësish e mbajnë peng prej 4 shtatorit.

Sipas “Periodiko”, gazetari ka udhëtuar në automobilin e tij me vozitësin, kur është rrëmbyer nga një grup kryengritësish islamistë në afërsi të qytetit Hama në pjesën perëndimore të Sirisë.

“Prej atëherë nuk mund të vendosim kontakt me të”, shton gazeta.

Ky është udhëtimi i tretë i Marfinedasit në Siri prej fillimit të konfliktit në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button