Çairi nën mëshirën e uzurpuesve (FOTO)

Me rastin e ditës së drurit në komunën e Çairit u mbollën 400 fidanë, mirëpo situata e gjelbërimit në këtë komunë vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Banorët ankohen për ndërtime të shumta, dështime të planit urbanistik si dhe për shkatërrime të zonave të gjelbra të cilat dita ditës po zhduken në këtë komunë.

“Dikur ndërtesat kishin parqe dhe distancë me njëra tjetrën kurse tani, ato pothuajse janë ngjitur. Në ato parqe para banesave po ndërtohen objekte të reja të cilat jo vetëm që shkatërrojnë parkun po gjithashtu zë pamjet e shumë ndërtesave tjera. Si marrin leje për ndërtim unë nuk e di, por me këtë ligjin për legalizimin e oborreve të uzurpuara na shkatërruan”, tha Bujar Z., banor i kësaj komune.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Banorët po ashtu ankohen edhe për ato pak zona të gjelbra që kanë mbetur, sepse janë të mbushura me mbeturina dhe për to nuk kujdeset askush.

“Jemi dëshmitarë që zonat e gjelbra numërohen në gishta në komunën tonë, por edhe ato që tani më janë, nuk mirëmbahen fare. As nga popullata po as nga komuna. Parku i Çairit është në gjendje të mjerueshme, ajo pjesë e gjelbëruar para ndërtesave është e mbushur me mbeturina. Si duket secili e ka mendjen te fitimi dhe askush te gjelbërimi që është një gjë shumë e rëndësishme edhe për shëndetin”, tha Hasan T., banor i lagjes Çair.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Edhe pas përfundimit të procesit të legalizimit, ndërtimet që kanë uzurpuar tokat e gjelbra në komunën e Çairit nuk do të hiqen. Banorët e kësaj komune, e cila sipas statistikave është një ndër komunat më të mbipopulluara në Evropë, do të vazhdojnë të përballen me mungesën e hapësirave për rekreacion deri në vitin 2016. Të paktën kështu thonë nga Komuna e Çairit.

“E dimë që ka objekte për të cilat nuk do të jepet përgjigje pozitive për legalizim, por fatkeqësisht nuk mund t’i heqim ato deri në përfundim të procesit të legalizimit,i cili do të zgjasë deri në vitin 2016”, tha kohë më parë për Portalb, Rami Qazimi, përgjegjës i sektorit juridik pranë Komunës së Çairit.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Si banorët ashtu edhe inxhinieri Vullnet Çerkezi i cili është përgjegjës edhe për çështjet e urbanizmit, vlerëson se vendi ynë ka nevoje të madhe për zonat e gjelbra dhe parqet rekreative, por fatkeqësisht ato edhe nëse janë në platformat e partive në pushtet, asnjë prej projekteve nuk është realizuar.

“Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm dhe qytetet si dhe në vendet rurale, por ja që mungesë e madhe vërehet tek zonat shqiptare, në të cilat dita ditës po zhduken parqet dhe zonat e gjelbra”, tha për Portalb, Çerkezi.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi mirëmbajtje të parqeve dhe rregullimin e zonave të gjelbra nëpër Shkup por dhe ndërtimin e parqeve të reja në Saraj e Likovë, banorët nuk janë fare të kënaqur me realitetin e hidhur, me të cilin po ballafaqohen.

Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair
Shkatërrimi i zonës së gjelbër në Çair

Lajme të ngjashme

Back to top button