Lukshiq: Jo drejt ripërtëritjes së Jugosllavisë, por drejt Evropës

Shefi i diplomacisë malazeze Igor Lukshiq, deklaroi se nisma e tij për gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor është që vendet e rajonit, përmes bashkëpunimit, më mirë të përgatiten për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, ndërsa jo në drejtim të ripërtëritjes së Jugosllavisë.

Nisma për gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor e përfshin Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën – të cilës nuk i prejudikohet statusi duke e pasur parasysh Rezolutën 1244 të KB-së, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

“Vala e radhës së zgjerimit do të vijë për së paku shtatë-tetë vjet. Këtë periudhë mund ta shfrytëzojmë në mënyrë që do të nxisim procese dhe do t’u ndihmojmë qytetarëve të jetojnë më mirë dhe të presim kjo periudhë të kalojë. Unë jam për variantin e parë, këto gjashtë shtete ta shfrytëzojnë kohën për përgatitje sa më të mirë për anëtarësim në BE”, thotë Lukshiq për “Dnevne novine”.

Ai sqaroi se nisma e tij para së gjithash përfshin bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në tri fusha: investim në infrastrukturë, zvogëlimin e zhvillimeve trans aksionarë për ekonomi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Besoj se do të jetë më e lehtë të bindet BE-ja ta përforcojë kornizën investuese të Ballkanit Perëndimor nëse tregojmë se në mënyrë të barabartë përkujdesemi për zhvillimin e vendeve të tjera të rajonit dhe jo vetëm për vendin tonë”, thotë ministri malazez.

Lukshiq thekson se projektet e përbashkëta të infrastrukturës munden më lehtë, se ato individuale, të gjejnë rrugën deri te fondet e BE-së. Zvogëlimi i shpenzimeve transaksionare është rekomandim i mirë në rrugën e shteteve drejt BE-së.
Lukshqi potencon se nisma e tij, duke iu falënderuar disa interpretimeve të caktuara mediale ka shkuar në drejtim të gabuar, gjegjësisht ripërtëritjen e Jugosllavisë ose ngjashëm, që, siç thotë, është tezë tërësisht e gabueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button