Majko kundër tradhtisë bashkëshortore dhe LGBT-së

Ish-kryeministri Pandeli Majko nuk ka turp ta thotë se është kundra martesave gay. Megjithëse i majtë, ai ka deklaruar se i përket kategorisë së politikanëve që është kundra martesave të të njëjtit seks duke mos e fshehur veten si një person pro familjes dhe politikan tradicional.

Majko, i cili menjëherë sapo u zgjodh kryeministër, u bë i njohur me një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga për revistën Klan, ku ai pohonte se ka qenë në lidhje vetëm me gruan e tij Leida, vazhdon të çudisë me të qenit tradicional. Ai ka theksuar sot se Shqipëria do e ketë të vështirë për të pranuar komunitetin LGBT “ndaj kërkoj edhe mirëkuptimin e komunitetit ndaj atyre që nuk i pëlqejnë”.

Këto deklarata ish kryeministri i bëri pasi Qeveria pritet të cojë në Kuvend, draftin për “Kodin e Familjes” në të cilin parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks, transmeton Lapsi.al.

Lajme të ngjashme

Back to top button