Polici i larguar: Para një viti gjobita Tahirin për parkim të gabuar

Tomor Noku, një prej efektivëve të Policisë së Qarkullimit Rrugor i cili bën pjesë në listën e punonjësve të cilët pritet të shkarkohen nga detyra, shprehet se për 19 vite punoi në radhët e Policisë së Shtetit me përgjegjësi e profesionalizëm dhe kurrë më parë nuk kishte kryer ndonjë shkelje, informon Albeu.

“Kam punuar me ndershmëri një jetë të tërë në radhët e policisë. Nëse ky mund të quhet mëkat, le të më largojnë. Prej 19 vitesh punoj në polici; tri vite të plota si inspektor i Qarkullimit Rrugor” shprehet efektivi.

Pyetjes së gazetarit nëse njihej më herët me ministrin Tahiri ai shprehet se një vit më parë e kishte gjobitur ministrin me 20 mijë lekë (të vjetra) për parkim të gabuar të makinës.

“Kujtoj që një vit më parë e kam gjobitur 20 mijë lekë (të vjetra) për parkim të gabuar të makinës dhe ia ngritëm me karroatrec. E kishte parkuar makinën në një rrugë te Komuna e Parisit, në një kohë që tabela paralajmëronte se automjeti i merrej me karroatrec. I vura 20 mijë lekë (të vjetra) gjobë. Erdhi dhe kërkoi të shlyente detyrimet, por i thashë nuk jam taksidar dhe shlyeji detyrimet në zyrat e shtetit” përfundoi polici.

Lajme të ngjashme

Back to top button