“Hendimak” nga Tetova: Personat me invaliditet duan më shumë përkujdesje nga institucionet

Dita ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta i gjen në punë anëtarët e shoqatës “Hendimak” nga Tetova. Ata thonë se kanë zgjedhur që të punojnë në këtë ditë kur të tjerët punojnë për të kujtuar institucionet se kujdesi për këtë kategori njerëzish duhet të jetë i përditshëm.

Kryetari i Shoqatës “Hendimak”,  Adem Idrizi thotë për Portalb se janë munduar që të organizojnë disa aktivitete që e kanë karakterizuar tërë javën në bashkëpunim edhe me organizata tjera.

Sipas tij, ka disa nga kjo kategori njerëzish të punësuar, por kjo nuk mjafton përballë nevojës dhe mundësive që kanë institucionet për punësuar më shumë nga personat me invaliditet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button