fbpx

FFM gati për më të mirët e vitit 2014

Federata e Futbollit e Maqedonisë tradicionalisht në fund të vitit shpall më të mirët për vitin 2014. Kështu, Komisioni pranë FFM-së për këtë vit është përcaktuar për 6 nominime, futbollisti më i mirë në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ku do të garojnë, Borçe Manevski (Rabotniçki), Bllagoja Todorovski (Rabotniçki) dhe Izair Emini (Renova), futbollistja më e mirë, trajneri më i mirë në futsall, futbollisti më i mirë në futsall, futbollisti më i mirë i ri dhe gjyqtari më i mirë.

Ndryshe, në faqen e saj zyrtare, FFM-ja ka publikuar nominimet për më të mirin në vitin 2014 në të cilën dashamirët e futbollit, do të mund të votojnë në mënyrë elektronike deri më 11 dhjetor në ora 24.00, ndërsa fituesit e çmimeve do të publikohen në manifestimin solemn i cili do të mbahet më 23 dhjetor.

Nominimet dhe të nominuarit

Futbollisti më i mirë në LPFM-së:

Borçe Manevski (Rabotniçki)

Zllatko Todorovski (Rabotniçki)

Izair Emini (Renova)

Futbollistja më e mirë:

Natasha Andonova (Turbine Potsdam)

Katerina Mileska (Koçani)

Nakshije Krivanjeva (SEE Univerziteti)

Trajneri më i mirë në futsall:

Zoran Leveski (Zhelezarec)

Afrim Jonuzi (See Univerziteti)

Futbollisti më i mirë në futsall

Kristijan Zllatkovski (Bixho)

Zoran Leveski (Zhelezarec)

Ferid Agushi (Zhelezarec)

Futbollisti më i mirë i ri

Jasir Asani (Vardar)

Daniel Avramovski (Rabotniçki/Crvenza Z.)

Mihajllo Jakimovski (Metallurg)

Gjyqtari më i mirë:

Goran Spirkoski

Dimitar Meçarovski

Dejan Jakimovski

Lajme të ngjashme

Back to top button