Sipas Transparency International Maqedonia në vendin e 64 për korrupsion

Organizata Transparency International ka publikuar sot Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014 në të cilën Maqedoninë  radhitet në vendin e 64

Sipas këtij indeksi, Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete të rajonit, që ndodhen ende në zonën e kuqe të korrupsionit.

Shqipëria ndodhet në vendin 110, duke u ngjitur me 6 vende në renditjen e Indeksit të perceptimit të Korrupsionit, krahasuar me një vit më parë, kur vendi ynë ndodhej në vendin e 116. Përsa i përket Kosovës, për vitin 2014 ajo ka marrë 33 pikë, duke u radhitur në pozitën numër 110.

Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende të rajonit që radhiten në “zonën e kuqe” të korrupsionit në të njëjtin grup me Ekuadorin dhe Etiopinë. Duke i krahasuar me vendet e tjera të rajonit Maqedonia ka pozitë më të mirë se pjesa tjetër, në vendin e 64-t. Më pas radhiten Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button