Tetova qyteti i magjistrave të papunë

Të dhënat e Entit për punësim në Tetovë, tregojnë për një numër të madh të personave me tituj shkencorë që presin punë. Gjithsejtë janë të evidentuar 24 magjistra që presin vend pune dhe një person me titullin doktor shkence.

Në Agjencinë për punësim në Tetovë, kuadrot më të kërkuara janë drejtimet e inxhinierisë, kryesisht inxhinier të makinerisë dhe arsimtarë të fizikës dhe kimisë. Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, drejtimet më pak kompaktibile dhe që konsiderohen si teprice janë arsimtarët e gjuhës angleze, ekonomistët, juristët dhe drejtimet e pedagogjisë. 

Nga Agjencia  për punësim bëjnë të ditur se më së miri janë gjetur personat të cilët kanë kërkuar kredi për t’u vetëpunësuar. Rreth 72 vet kanë aplikuar dhe kanë arritur të vetëpunësohen me të hollat që kanë marrë nga agjencioni në shumë prej 3 mijë euro.

Novak Ristovski nga Agjencia për punësim në Tetovë, thotë se “ata të cilët janë duke u vetë punësuar duhet që faturat e tyre ti sjellin në qendrën tonë dhe ne u bëjmë pagesën,  kjo kampanjë ka qenë e suksesshme  pasi që rreth 80 përqind e tyre që kanë aplikuar deri më tani, jo vetëm që  kanë arritur  të hapin biznesin e tyre, por kanë arritur që edhe të punësojnë kuadro të tjerë”. Sipas të dhënave të Entit për punësim, qyteti i Tetovës numëron afër dhjetë mijë të papunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button