Nxënësit e gjimnazit të Tetovës ndërpresin bojkotin e mësimit

Pas bojkotit disaditorë, nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës, kanë vendosur që të ndërpresin bojkotin e mësimit.

Këshilli i prindërve të nxënësve të gjimnazit të Tetovës për paralelet me mësim në gjuhën maqedonase ka realizuar të martën vonë pasdite një takim me kryetaren e komunës për të gjetur zgjidhje rreth problemeve me të cilët ata përballen dhe bojkotit të mësimit. Sipas këshillit të prindërve nxënësit nuk kanë siguri kur mësojnë në barakat në Gjimnaz apo gjegjësisht në ish objektin e shkollës së mesme medicinale.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se kanë gjetur zgjidhje afatshkurtër por pa saktësuar se çfarë zgjidhje.

“Ne kemi gjetur një zgjidhje të situatës së krijuar edhe ajo është afatshkurtër dhe të enjten nxënësit do të kthehen në mësim”, tha Teuta Arifi. Ndërsa përfaqësuesja e këshillit të prindërve Sonja Bliznjakovska tha se “ne jemi të kënaqur që kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme me kryetaren e komunës së Tetovës, edhe pse është e përkohshme por kjo zgjidhje do të bëjë që nxënësit të jenë në mësim gjatë ditës së enjte “, thotë Bliznjakovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button