Konferencë për mundësi të barabarta për të rinjtë në rrezik social

“Mundësi të barabarta për të rinjtë në rrezik social” është tema e konferencës që do të mbahet sot në organizim të SOS Fshati i fëmijëve ­ Maqedoni dhe Ambasadës austriake në Shkup.

Qëllimi i konferencës është rritja e mundësive për përfshirjen e tregut të punës dhe punësimi i të rinjve në rrezik social, njoftimi i kompanive me programet qeveritare për nxitjen e punësimit të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror dhe inkurajimi i tyre për të praktikuar përgjegjësi shoqërore.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadorit austriak në Shkup Tomas Mihael Bajer, drejtoreshës kombëtare të SOS Fshati i fëmijëve, Julijana Gapo dhe drejtorit të Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button