Kosovës nuk i është siguruar kodi telefonik?

Është thënë se Kosova me marrëveshjen e fundit në Bruksel, mbi telekomin, përfundimisht ka siguruar marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar, me ç’rast marrëveshja është proklamuar si e suksesshme.

Por realiteti është ndryshe. Marrëveshja e arritur më 9 shtator mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, në Bruksel, e parasheh, por nuk e siguron kodin për shtetin e Kosovës dhe për të ardhur deri te realizimi i këtij propozimi Brukseli kërkon edhe një marrëveshje mes dy palëve.

Ekrem Hoxha, drejtues i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i përzgjedhur për të udhëhequr grupin punues të palës kosovare për implementimin e marrëveshjes në fjalë me Serbinë, gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, shfaq dyshimet e tij për fundin e këtij procesi.

Marrëveshja ka disa pika, njëra prej tyre kërkon nga palët që brenda tre muajve, Kosova dhe Serbia të gjejnë modalitetet dhe t’i nënshkruajnë përmes të cilave do të tregohet se si Kosova të aplikojë në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për marrjen e kodit.

Hoxha shpreh shqetësimet, nëse Serbia do të bashkëpunojë për gjetjen e këtyre modaliteteve dhe nëse më pas nuk do të pengojë aplikimin e Kosovës në ITU.

Vetë biseda më të ia tregon dyshimet që ka, derisa thotë “nëse”, Kosova do të marrë kodin, “nëse”, Kosova do të gjejë modalitetet me Serbinë, “nëse”, Serbia nuk do ta pengojë procesin. E dyshimet dhe shqetësimet e tij, vijnë për shkak se Beogradi vazhdon ta lexojë ndryshe marrëveshjen dhe të mos tregohet bashkëpunues.

Lajme të ngjashme

Back to top button