Egjipt, dënime me vdekje për 188 persona

Gjykata e Egjiptit ka dënuar me vdekje 188 persona për shkak të vrasjes të së paku 13 policëve gjatë dhunës në muajin gusht 2013, pas shpërndarjes së protestës së qetë të militantëve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, deklaroi përfaqësuesi i gjykatës.

Dënimet e shqiptuara duhet të shkojnë për verifikim final nga ana e kreut suprem fetar. Aktdënimet finale do të jepen më 24 janar 2015, kur dënimet me vdekje eventualisht mund të zëvendësohen me dënime me burgim, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Të dënuarit janë akuzuar për shkak se më 14 gusht 2013 kanë marrë pjesë në sulmin ndaj stacionit policor në Kersdase, një fshat në periferi të kryeqytetit Kajro.

Lajme të ngjashme

Back to top button