Të gjithë që publikuan status për të drejtat autoriale në Facebook: është tallje

Nëse keni llogari në Facebook me siguri e keni parë që ndonjë shok/shoqe ka publikuar një status në të cilin shkruhet se nuk kanë të drejtë askush të përdor informatat e tyre nga Facebook-u pa lejen e autorit.

Mirëpo, publikimi i këtij statusit nuk domethënë asgjë! Është një përmbledhje fjalish me karakter juridik që në fakt nuk ka kuptim, shkruan kolumnisti i amerikan Tom Mckay për News.Mix, transmeton Portalb.

Postimi i plotë:
“Ligji për Facebook. Deklaroj se për përdorimin e të dhënave të mia personale dhe fotografitë nevojitet pëlqimi nga unë (Konventa e Bernit). Secili qe e lexon këtë mund të kopjoj këtë tekst dhe ta publikojë në faqen e vete të FB. Ky tekst do ta vë nën mbrojtjen e Ligjit. E njoftoj administratën e FB se nga ky moment ndalohet publikimi, kopjimi dhe distribuimi i të dhënave të mia personale apo huazimi i çfarëdo qoftë aksioni tjetër kundër meje mbi baza të përmbajtjes dhe profilit tim ne FB. Përmbajtja e këtij profile është nën shenjën e padukshme “PRIVATE” dhe nuk guxon të shkelet. (UKC 1 1-308-1-103 dhe statusi i Romës). Te gjithë shfrytëzuesve te FB iu rekomandohet ta shpallin këtë njoftim në këtë formë ose të plotësuar me detaje të reja që kanë të bëjnë me keqpërdorime të mundshme të të dhënave nga profili i FB dhe komunikimet private që kanë të bëjnë me FB komunikimin. Rekomandohet qe njoftimi të jepet në këtë formë. Nëse njoftimin nuk e publikoni në murin tuaj, do të konsiderohet se heshtazi keni lejuar që të shfrytëzohen të dhënat tuaja personale, biografia, fotografitë dhe elementet tjera nga profili i juaj përfshirë edhe dërgimin e viruseve në emrin tuaj.”

Ka disa arsye pse ky status është një kotësirë e krijuar nga dikush me qëllim talljeje, duke filluar nga vet fakti që nga krijimi i një llogarie në Facebook ju pranoni të respektoni atë që thuhet në Kumtesën për të drejtat dhe Përgjegjësitë e Facebook-ut. Në këtë dokument, Facebook thotë që përdoruesit kanë të drejtën autoriale e të gjitha publikimeve që bëjnë duke e pasur kështu “lejen për ta përdorur dhe publikuar përmbajtjen e tyre”. Kështu që nuk keni nevojë që të bëni statuse të tilla për të treguar që ju jeni pronar i publikimeve të juaja, transmeton Portalb.

Më tej, duhet ta keni parasysh se nëse keni vendosur ndonjë fotografi apo status, Facebook ka të drejtë ta përdorë atë për qëllime komerciale dhe është budallallëk që me anë të një statusi tuaj ti rregulloni marrëdhëniet tuaja me Facebook-un.

Tom Mckay sqaron edhe më detajisht pse ky status nuk ka vlerë duke bërë një lutje në fund që të gjithë të ndalojnë ta shpërndajnë këtë status./ PortAlb.

Lajme të ngjashme

Back to top button