Poposki: Zgjidhje për emrin në kuadër të KB dhe Gjykatës ndërkombëtare

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki, është përgjigjur ne deklaratën e ministrit grek  Evangellos Venizellos, sipas të cilit zgjidhja e vetme e çështjes së emrit duhet të jetë patjetër “erga omnes”, respektivisht, Maqedonia të pranojë emër për përdorim të përgjithshëm.

“Mendoj se më e rëndësishme në këto moment para se të jepen deklarata të tilla është të shikohet korniza e Kombeve të Bashkuara në të cilën zgjidhet ky problem dhe të merret parasysh mendimi i organit më kompetent, Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila qartë definon se çka mundet dhe çka nuk mundet të rregullojë dikush nga jashtë”, deklaron ministri Poposki.

Delegacioni I Maqedonisë në Kombet e bashkuara, sot ka filluar me disa takime diplomatike dhe takime multilaterale. Kryesuesi i delegacionit, kryeministri Nikolla Gruevski, do të marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga presidenti I SHBA-ve Barak Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button