Fiton Merkel, grekët ‘në panik’

Grekët jane shprehur skeptikë pas fitores historike të Angela Merkel në zgjedhjet gjermane për Kancelarinë.

Për shumicën e qytetareve të thjeshte, politikat e ashpra të kursimit do të jenë të njëjta dhe të vazhdueshme për vendet e Europes Jugore me probleme ekonomike.

Opinionin e tyre e shpreh më së miri titulli i së perditshmes “Ta Nea”, që thekson “Triumf për mbretëreshën e masave shtrënguese”.

“Unë nuk mund të them nëse ajo do të ndryshojë politikën e saj pas këtyre zhvillimeve zgjedhore . Vetëm koha do të tregojë”, shprehet një qytetare greke për “TCH”.

Ndersa per Athinen zyrtare qe kerkonte nje kancelar qe do mbeshteste financiarisht dhe ne te ardhmen vendin, sigurimi i nje mandati te trete radhazi per zonjen Merkel eshte mirepritur me buzeqeshje.

“Ky koalicion midis Demokracise se Re dhe PASOK ka tashme mbi nje vit eksperience bashkepunimi me qeverine gjermane, me Kancelaren Merkel, pra ne jemi mesuar me të, kemi punuar shume mire se bashku e me sukses dhe do te guxoja te thoja se jemi te sigurt qe bashkepunimi yne ne kete menyre do te vazhdoje me te njejtin sukses”, deklaroi Dhimitris Vartzopoulos, sekretar për bashkëpunimin pranë kryeministrit.

Nga ana tjeter, disa parti opozitare shpresonin per nje rezultat qe nuk do ti jepte kaq fuqi parlamentare kancelares Merkel, ne menyre qe ne nje koalicion te mundshem me rivalin e saj Peer Steinbrueck, te vendosej nje zbutje ne programin e reformave per Athinen.

Megjithese social-demokratet gjermane kane folur ne fushaten zgjedhore per nje plan Marshall per Greqine,shume pak analiste edhe para zgjedhjeve, besonin ne ndryshimin e politikes se Berlint per vendet problematike te eurozones.

Pavaresisht se Gjermania eshte kreditori kryesor i Greqise ne paketen e ndihmes kolosale prej 240 miliard eurosh, greket fajesojne politikat e Berlinit per recensionin e vazhdueshem ne vitet e fundit dhe papunesine qe po shkon ne 28%. 

Lajme të ngjashme

Back to top button