LSDM: Grubi ka potencial të shkëlqyeshëm për drejtor të Qendrës për komunikim të VMRO-së

LSDM-ja reagon pas deklaratës së deputetit Artan Grubi të BDI-së i cili në seancën e sotme të komisionit për Komisionit parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit tha se LSDM-ja të mos shpresojë se do hyjë në qeveri nëpërmjet Ahmetit.

“Vërtetë është për keqardhje për deputetin e BDI-së Artan Grubi, që përfundoi konkursi për drejtor në Qendrën për komunikim të VMRO-DPMNE-së.

Sipas qëndrimeve që i prezanton Grubi në publik, ai do të ishte potencial i shkëlqyeshëm për këtë pozicion në VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button