Grubi: LSDM-ja të mos shpresojë se do hyjë në qeveri nëpërmjet Ahmetit!

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, e ka ftuar opozitën të kthehet në parlament. “Të mos shpresojë LSDM-ja, që nëpërmjet BDI-së dhe Ali Ahmetit, të vij në pushtet”, është shprehur ai. Një gjë të tillë deputeti i “selisë blu” e ka deklaruar në seancën e Komisionit parlamentar për cështjetë mandateve dhe imunitetit.

“Prej vitit 2002 deri sot, edhe njëra parti edhe tjetra përpiqen të vijnë në pushtet nëpërmjet BDI-së. Fatkeqësisht është për t’u qarë kjo përpjekje, sepse në pushtet vihet nëpërmjet ofertës së mirë. Mandati i deputetit është i fuqishëm, sepse prapa tij qëndrojnë 7.000 – 10.000 votues. Deputetët e LSDM-së, me faktin që botojnë punën e parlamentit, nuk respektojnë vullnetin e votuesve, gjë për të cilën do të dënohen në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ndër të tjera Grubi.

Lajme të ngjashme

Back to top button