Rama: Njësi të specializuar për arritjet e qeverisë

Në pritje të mbajtjes se fjales së tij në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe pjesëmarrjes në aktivitetin “Nisma Globale Klinton 2013”, kryeministri Rama u takua në Nju Jork me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe presidentin e Bankës Botërore, Jim Jong Kim, me të cilët diskutoi rreth sfidave të qeverisë së re dhe përkthimit në rezultate konkrete të këtyre objektivave.

Siç bëri të ditur kryeministri Rama, me identifikimin e këtyre arritjeve do të merret një njësi e specializuar në kryeministri, një eksperiencë e re kjo që Banka Botërore po përpiqet ta fusë në qeveritë e shumëve vendeve.

Për ish-kryeministrin britanik Tony Blair takimi me kreun e Bankës Botërore është një tregues i mbështetjes që ky institucion do t’i japë qeverisë së re dhe programeve të saj të zhvillimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button