Vuçiç kritikon tërheqjen e Rusisë nga ndërtimi i tubacionit me gaz natyror

Lajmi se Rusia do te terhiqet nga ndertimi i tubacionit te Gazit”Rrjedhja e Jugut”duket se ka zemeruar edhe kryeministrin serb Aleksander Vucic. Ai e cilesoi informacionin si nje lajm te keq per qytetaret serbe, megjithese premtoi se do te gjeje nje zgjidhje per furnizimet me gaz te vendit. Kryeministri serb Vucic paralajmeroi nje raund te ri bisedimesh me autoritetet ruse, ku do te diskutohet per kete teme.


“Serbia nuk i ka kontribuar këtij vendimi. Shtatë vite eshte investuar në këtë projekt, por ne paguajmë çmimin e konflikteve të mëdha”-u shpreh Vucic.


Ministri i Energjise dhe minierave,Aleksander Antic tha se Moska i ka drejtuar mesazhin per nderprejrjen e ndertimit te ketij projekti fillimisht anetareve te Bashkimit Europian, te cilet jane te lidhur ngusht me ecurine e ketij projekti.Per Antic ka shprese se te gjitha ceshtjet e pazgjidhura mes vendeve, do te kene rezultat pas bisedimeve ku palet mund te arrijne nje marreveshje. Nga Ankaraja, ku Presidenti Rus ishte ne nje vizite zyrtare, Putin paralajmeroi se Rusia do te heqe dore nga tubacioni i gazit natyror nese Bashkimi Europian eshte kunder tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button