27 mijë euro për ndriçimin e Gjykatës Penale

27.500 euro do të akordohen nga buxheti i shtetit për ndriçimin e fasadës së objektit të ri të Gjykatës Penale.

Objekti është në fazën e fundit të ndërtimit, në atë të rregullimit të fasadës.

Vetëm për ndriçimin e fasadës, me llamba LED, janë paraparë të ndahen rreth 27.500 euro nga buxheti i shtetit.

Ndërtimi i objektit të ri, i cili filloi në vitin 2010, kap vlerën prej më shumë se 8.5 milionë euro.

Objekti është pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Back to top button