Më 11 dhjetor, studentët sërish në këmbë

Plenumi Studentor ka vendosur për një marsh të ri kundër provimit ekstern që sipas të dhënave të televizionit Alsat do të mbahet më 11 dhjetor ndërsa për orën dhe itinerarin e marshit do të vendoset në mbledhjen e caktuar për ditën e enjte. Në plenumin e mbrëmshëm u vendos që pas marshit të mbahet edhe tribunë ku do të marrin pjesë studentët, profesorët dhe shoqëria akademike ndërsa do të ftohet edhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi. Por,  Ademi edhe sot theksoi se nuk do të takohet me studentët pa pasur një koncept të qartë mbi testimin ekstern. 

Lajme të ngjashme

Back to top button