Nimetz sërish në aksion për emrin, organizon takim të ri

Ndërmjetësi Matthew Nimetz do të organizojë takim të ri mes negociatorëve të palës greke dhe maqedonase në New York në muajin që vjen. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Martin Nesirki deklaroi se kjo është paralajmëruar pas bisedimeve të deritanishme të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në New York, trasmeton Mia.

“Zotëri Nimetz planifikon t’i ftojë përfaqësuesit e të dyja palëve sërish në New York në javët që vijnë. Sekretari i përgjithshëm sinqerisht shpreson se këto bisedime do të hapin rrugë për negociata më serioze dhe të gjendet zgjidhje e ndërsjellë e pranueshme për kontestin me emrin”, deklaroi Nesirki.

Marrë përgjithësisht, shtoi ai, zgjidhje për dallimet për emrin do të jetë në interes të të dyja palëve, si dhe të gjithë rajonit ballkanik. 

“Nimetz si përfaqësues personal i sekretarit të përgjithshëm e vizitoi rajonin në fillim të muajit dhe u takua me përfaqësues të lartë qeveritarë që t’i kërkojë qëndrimet e tyre për propozimin e tij të fundit dhe me qëllim që t’i zvogëlojë dallimet dhe të kërkojë afrim të mëtejmë të qëndrimeve”, deklaroi Nesirki. 

Lajme të ngjashme

Back to top button