Kuvendi vazhdon debatin për definimin kushtetues të martesës

Në diskutimin e djeshëm në Kuvend, grupet e deputetëve i deklaruan  qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së,për propozim ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në pjesën e definimit të martesës si bashkësi kryesisht midis një burri dhe një gruaje.

LSDM-ja është kundër ndërrimit të Kushtetutës, për pyetje të cilat janë veç më të qarta dhe të rregulluara në mënyrë të saktë me ligj, theksoi deputetja Ana Pavllovska Daneva. Në vitin 1996 potencon ajo, LSDM-ja si shumicë qeveritare  e ka definuar martesën si bashkësi mes burrit dhe gruas dhe ajo as nuk ka qenë, as nuk është kontestuese për LSDM-në, as për ndonjë qytetar tjetër në Republikën e Maqedonisë.

Sipas Suzana Saliut nga BDI-ja, Republika e Maqedonisë ka nevojë për kushtetutë të saktë dhe të qartë që do t’i largojë të gjitha dyshimet e  interpretimit, veçanërisht, ekstremet të cilat shkaktojnë mosmarrëveshje ndëretnike.
Që të miratohen ndryshimet kushtetuese nevojitet  shumica e dy të tretave të deputetëve nga numri i tërësishëm i deputetëve.

Deputetët duhet të prononcohen edhe për propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing, të Ligjit për furnizimet publike, të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e ngjashme, të Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese dhe të Ligjit për të huajt, të gjitha në leximin e parë.

Është paraparë edhe shqyrtimi i disa propozim ligjeve me procedurë të shkurtuar edhe atë plotësimi i Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, propozim ligji për provimin e jurisprudencës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button