Rilkovski: Rasti me pasaportat e falsifikuara nuk duhet të lihet nën tepih

Kryetari i KSHZ, Nikolla Rilkoski në një intervistë për televizionin Nova pas publikimit të informacioneve për pasaportat e falsifikuara, deklaroi se edhe pse ata zyrtarisht si organ nuk kanë informacione për pasaportat e falsifikuara, por institucionet kompetente duhet që të marrin masa dhe të vërtetojnë nëse ka diçka të tillë ose jo.

Ai personalisht do të dëshironte që të ngrihej procedurë për këtë rast nga ana e MPB dhe Prokurorisë publike, dhe nuk e përjashton mundësinë që në KSHZ të hapet debat në lidhje me këtë temë.

Kryetari i KSHZ deklaroi se kur bëhet ndërtimi i Listës zgjedhore tërësisht nën kompetenca të KSHZ, atëherë kjo e fundit mund të bart përgjegjësi.

Sipas tij, KSHZ nuk ka asnjë qasje në Listën zgjedhore, a është në rregull kjo gjë a jo, për këtë arsye edhe na ndodhi edhe Pusteci.

Lajme të ngjashme

Back to top button