Gripi- vaksinimi fillon në tetor

Në prag të sezonës së gripit, që pritet në tetor, të gjithë qytetarët duhet ti marrin masat e duhura preventive, apelojnë nga Ministria e shëndetësisë.

‘Fëmijët të cilët kanë simptome të sëmundjes të mos shkojnë nëpër shkolla me qëllim të mos përhapet infektimi nëpër nxënësit tjerë’ thonë nga MSH.

‘Të gjitha grupet e rezikuara, personat mbi 60 vjet, të sëmurit kronik, fëmijët nga 6 muaj deri në moshën 5 vjece, gratë shtatzëna dhe të punësuarit nëpër institucione shëndetësore të vaksinohen menjëherë me fillimin e vaksinimit që nis nga 10-15 tetor’ ka porositur Jovanka Kostovska, udhëheqëse në sektorin për masa preventive në MSH.

Parashihet që këtë vit të jepen doza prej rreth 30 mijë vaksinave ‘Glako Smith Klain’.

Lajme të ngjashme

Back to top button