Arma e zakonshme që përdor femra për të joshur mashkullin

Shkencëtarët kanë bërë një hulumtim se si ngjyra e zërit ndikon te meshkujt dhe femrat kur është fjala për joshje. Rezultatet kanë qenë befasuese – ngjyra e zërit, si edhe mënyra e të folurit përfundimisht janë mjeti më i fuqishëm femëror për joshje, para të cilave meshkujt dorëzohen!

Ekspertët kanë kërkuar nga kandidatët që me zë normal të numërojnë deri në dhjetë. Pastaj, po ata meshkuj dhe po ato femra janë detyruar të përsërisin numërimin, por me ngjyrë tjetër të zërit, përkatësisht ashtu siç ata kanë konsideruar që ka tingëlluar seksi dhe joshëse. Meshkujt dhe femrat e grupit tjetër i kanë dëgjuar incizimet e tyre dhe janë detyruar të vendosin se çka nga ajo që kanë dëgjuar tingëllonte joshëse.

Rezultatet dolën shumë interesante: Femrat nuk kanë reaguar fare ndaj përpjekjeve të meshkujve që me ngjyrën e zërit të duken seksi, ndërsa meshkujt zërin joshës të femrave e kanë konsideruar jashtëzakonisht seksi. Shkencëtarët thonë që femrat, kur dëshirojnë të tingëllojnë seksi, ulin zërin në mënyrë që të bëhet zë më i thellë, flasin më ngadalë dhe më qetë, gjë që meshkujt i konsiderojnë më shumë atraktive sesa toni normal i bisedës së zakonshme.

Gjithashtu, ata thonë që në këtë rast pikërisht fjala është për reagimin natyror, instinktiv ,i cili tek meshkujt ndikon sikur forma e trupit apo aroma e lëkurës. Edhe pse faktet janë nxjerr në pah, megjithatë njëherë mendoni se çka do të thoni kur dëshironi ta joshni mashkullin, jo vetëm me ngjyrën e zërit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button