Vajza, momenti më i mirë për kujdesin ndaj lëkurës është…

Rregulli i pare qe duhet te kemi parasysh kur behet fjale për kujdesin ndaj lëkurës është qe nuk duhet ta nënvlerësojmë atë gjate natës.

Ndërsa trupi relaksohet dhe riorganizon energjitë për ditën e nesërme, lëkura punon dhe eliminon demet qe ka pësuar gjate një dite me pare. Ndaj orët e natës janë me te përshtatshmet për t’i ardhur asaj ne ndihme përmes aplikimit te maskave te ndryshme rigjeneronte, kremrat anti rudhë etj.

Sipas dermatologes Polenghi, duke filluar menjëherë pas moshës 20 vjeçare, çdo femër do te duhet te kujdeset për te njohur kremin qe i vjen me shume asaj ne ndihme dhe i përshtatet. Nëse deri ne moshën 30 vjeçare mund te limitohemi deri ne përdorimin e vetëm hidratantëve, pas kësaj moshe do te duhet tu kushtoni rendësi edhe elementeve te tjerë me principe te posaçme aktive si gjalpë kariteje, vaj i arganit, Vitaminat A dhe C, antioksidantët, pantenolet etj.

Njëkohësisht nuk duhet te harroni qe duhet te flini jo me pak se 7 ore gjumë, kohe qe i duhet lëkurës për tu rigjeneruar dhe principeve aktive te mësipërm për te arritur te ndikojnë deri ne nivelin qelizor.

Po kaq i rëndësishëm është dhe lloji i cohës qe përdorim për te fjetur. Ne këtë rast këshillohet linoja. Pasi jemi ngritur, këshillohet te shpëlahet mire fytyra për te vendosur me pas mbi te kremrat e përdorimit ditor.

Lajme të ngjashme

Back to top button