Leksion gazetaresk: Distanca profesionale gazetareske

Që gazetari të sigurojë objektivitet dhe paanshmëri në raportimin e tij, si parakusht kryesor për qasje të drejtë ndaj punës, ai duhet të “izolohet” nga tema për të cilën shkruan dhe të raportojë për të ashtu siç është, gjegjësisht pa mos ia mbajtur anën cilësdo qoftë palë të përmendur në raport.

Shkruan: Sonja Zdraveska

Mbajtja e vazhdueshme e kësaj distance profesionale ndërmjet gazetarëve, burimeve të tyre dhe ngjarjeve për të cilat shkruajnë është shumë e rëndësishme. Në natyrën e punës gazetareske është kontakti i përditshëm me njerëz, institucione dhe kompani. Gazetari i vërtetë para vetes vazhdimisht e ka interesin publiporton në përputhje me të. Ky parim themelor nënkupton se gazetari do ta ruajë objektivitetin dhe paanshmërinë madje edhe atëherë kur ekziston rreziku që burimet e tij, gjegjësisht palët e përmendura në artikull, të mundohen ta “tërheqin” ta mbrojë ose ta promovojë interesin e tyre. Kur ai nuk do të arrijë ta mbajë ditancën e duhur profesionale, gazetari largohet nga thelbi i profesionit të tij dhe bëhet promovues i interesave të dikujt, në vend që të jetë informues objektiv i publikut.

Jo më pak e rëndësishme është edhe ajo që gazetari të ketë njohuri të plota për temën për të cilën shkruan, e me rëndësi është që ?i të ketë edhe vullnet dhe aftësi për mendim kritik dhe shqyrtim të të gjitha aspekteve të një lajmi, ngjarjeje ose situate. Në qoftë se nuk i ka këto elemente të rëndësishme, ai është në rrezik të shndërrohet në bartës të thjeshtë të informatave, gjegjësisht roli i tij të shndërrohet në një shkrues të thjeshtë, puna e të cilit është vetëm t’i plasojë qëndrimet e atij që ia ka prezantuar.

Kur zhduket distanca profesionale gazetareske

Ka shembuj të shumtë nga praktika që tregojnë se çka ndodh kur gazetarët i harrojnë parimet themelore të profesionit të tyre dhe duke raportuar, me vetëdije ose pa të, mbrojnë ndonjë interes tjetër, në vend të interesit publik. Pasojat nga qëndrimi i këtillë i disa gazetarëve ndaj profesionit të tyre janë të mëdha, shumështresore dhe humbëse për informimin publik. Megjithatë, ato jo gjithmonë janë njëlloj të dëmshme dhe të rëndësishme. Për shmebull, një gazetar mund ta heshtë qëndrimin diskriminues të një kompanie ndaj një pjese të të punësuarve të sajm, duke i potencuar përfitimet ekonomike nga puna e kompanisë. Ky është lëshim profesional dhe shkelje etike. Por, në një rast tjetër, gazetari e kopjon njoftimin e MPB-së, ku një grup personash të arrestuar dhe të dyshuar quhen “kriminelë”. Me shkrimin e tij, gazetari i dënon këta njerëz, faji i të cilëve nuk është dëshmuar dhe përgjithmonë i njollos ata dhe familjet e tyre. Në të dy rastet është shkelur distanca profesionale gazetareske, por pasojat janë më serioze në rastin e dytë.

Në fakt, kur një gazetar do ta humbë këtë distancë në raportin me ndonjë institucion zyrtar të shtetit, shkelja profesionale është më e madhe, ndërsa rezultati është dezinformimi serioz i publikut. Mu për këtë, në këtë tekst do të ndalemi më tepër në rreziqet nga mungesa e distancës profesionale gazetareske me institucionet zyrtare.

Distanca gazetareske nga institucionet shtetërore

Në kontaktet e tyre të përditshme me institucionet, gazetartë prejt tyre marrin informata të vazhdueshme, që u ndihmojnë t’i përgatisin raportet, tekstet dhe kontributet e tyre.  Ana zyrtare e çdo tregimi është e rëndësishme, për shkak se ofron numra dhe informata konkrete që i japin peshë dhe saktësi tekstit gazetaresk.

Siç thamë, kontaktet ndërmjet gazetarëve dhe njerëzve për marrëdhënie me publikun në institucione janë të përditshme dhe intensive, kështu që është e natyrshme që ndërmjet tyre të zhvillohet kolegialiteti, një afërsi e caktuar, madje edhe miqësi. Megjithatë, ndonjëherë institucionet (që shpesh kanë interese dhe agjendë të veten, të cila jo gjithmonë përputhen me interesin publik) do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë marrëdhënie me një pjesë të gazetarëve që tÇi plasojnë qëndrimet e tyre. Gjatë fushatës së re të ndonjë kompanie, projekteve reformuese të një ministrie ose aktiviteteve të ndonjë partie politike, gjithmonë nevojiten gazetarët, për shkak se nga raportimi i tyre në masë të madhe varet perceptimi i publikut për të gjitha këto aktivitete. Prandaj, institucionet dhe kompanitë përpiqen të kenë marrëdhënie të mira me gazetarët. Nuk janë të rralla rastet kur gazetarëve u ofrohen benificione të ndryshme, udhëtime të paguara nga shteti ose nga firmat, e në rastet “më të rënda” madje edhe para që ata të raportojnë dhe të shkruajnë në përputhje me politikat e tyre.

Është detyrë dhe obligim i gazetarit profesional që t’i njohë dhe t’u shmanget këtyre situatave, në të cilat, në vend që t’i shërbejë publikut dhe të raportojë, ekziston rreziku që ai të shndërrohet në agjent për PR të ndonjë institucioni shtetëror, partie politike ose kompanie. Që ta bëjë këtë në mënyrë të suksesshme, gazetari duhet të distancohet nga të gjitha subjektet e këtilla dhe t’i kufizojë raportet e tij me personat zyrtarë, zëdhënësit, drejtorët ose menxherët e subjekteve për të cilat informon.

Gazetarët dhe qëndrimi nga MPB-së

Raportimi për raste të kriminalitetit, ku ka persona të arrestuar ose të dyshuar është pjesë shumë e ndjeshme e punës gazetareske. Në çdo shoqëri, policia ka rol të rëndësishëm dhe me përgjegjësi – zbatimin e ligjeve, luftën me krimin dhe  mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Megjithatë, gjatë viteve të kaluara në Maqedoni kemi qenë dëshmitarë të rasteve kur MPB-ja në veprimet e saj jo vetëm që nuk e ka mbrojtur interesin publik, por në situata të caktuara ka vepruar plotësisht në kundërshtim me të. Në këto situata ka rrezik që të shkilet rregulla për supozimin e pafajësisë, që është e përfshirë në Kodeksin gazetaresk:

neni 8

“Në procedurat gjyqësore duhet të respektohet parimi për supozimin e pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi gjyqësor.”

Ky nuk është obligim jo vetëm profesional, por edhe ligjor i gazetarëve, siç është theksuar në Ligjin për procedurë penale:

neni 2:

(1) Personi i akuzuar për vepër penale do të konsiderohet i pafajshëm derisa faji i tij të përcaktohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor.

(2) Organet shtetërore, mjetet për informim publik dhe personat tjerë janë të obliguar t’i përmbahen rregullës nga paragrafi 1 i këtij neni, ndërsa me deklaratat e tyre publike për procedurën që është duke u zhvilluar, nuk guxojnë t’i shkelin të drejtat e të akuzuarit dhe të dëmtuarit, si dhe pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqit.

Edhe përkundër kësaj, në mediat e Maqedonisë, shpesh mund të vërehen shkelje të vrazhda të supozimit të pafajësisë. Duke u bazuar në aksionet për arrestim të MPB-së, për të cilat një pjesë e madhe e mediave në mënyrë jokritike e raportojnë versionin e policisë, të shoqëruara me shprehje se “mafia” “kriminelë“, “vjedhës“, “makro“ dhe të ngjashme, edhe pse procedura gjyqësore as që ka filluar, ndërsa faji i të arrestuarve as që ka filluar të dëshmohet. Kjo shpesh është e shoqëruar me materiale të inçizuara nga policia, të cilat u dërgohen vetëm disa mediave të caktuara. Raportet e këtilla më shumë i ngjasojnë një lidhjeje ndërmjet policisë dhe mediave për promovimin e punës së MPB-së, se sa informimit objektiv të publikut. Këta gazetarë në situatat e këtilla shkruajnë vetëm për arrestimin konkret dhe ngajrjet ditore, pa mos hulumtuar dhe pa mos u futur më thellë në thelbin e problemit me llojin konkret të kriminalitetit. Me një qasje të tillë të cekët dhe selektive shumë media shërbejnë si mjet për plasimin e agjendës së politikës ditore të pushtetit, e ndonjëherë kjo është edhe më e rrezikshme – si mjet për spin-im të informatave dhe defokusim të vëmendjes së publikut nga problemet e tjera më të mëdha dhe më aktuale në shoqëri.

Një nga shembujt më të theksuar për informim të këtillë është rasti me vrasjen e të riut Martin Neshkovski në qershor të vitit 2011.

Një pjesëtar i MPB-së e rrahu për vdekje të riun Neshkovski në sheshin e Shkupit, dhe më pas policia u mundua ta mohojë dhe ta heshtë këtë rast. Vrasja nuk ishte në buletinin zyrtar të MPB-së për atë ditë. Një pjesë e gazetarëve, në vend që të vihen në kërkim të së vërtetës, e ndoqën në mënyrë të verbër versionin e MPB-së për këtë rast. Në raportet e tyre fillestare, disa gazetarë madje u përpoqën ta relativizojnë vrasjen duke thënë se Neshkovski ka qenë “narkoman” (që ndoshta do të duhet ta paraqesë vrasjen e tij së krim më të vogël). Nga ana tjetër, një pjesë e mediave, u morën me konstruksione me të cilat duheshte të dëshmohet se pjesëtari i njësive speciale të policisë është anëtar i LSDM-së, ndërsa djali i vrarë anëtar i VMRO-DPMNE-së në pushtet.

Pas protestave të iniciativës “Stop për brutalitetin policor” dhe pasi rasti fitoi vëmendje të madhe në publik, këto tekste u tërhoqën dhe sot ato nuk janë në dispozicion në ueb-faqet në internet të mediave që i publikuan ato. Asnjë nga këto media nuk e parashtroi pyetjen për përgjegjësinë e organeve kompetente për përpjekjen për ta heshtur këtë rast. 

Pasojat

Kur gazetarët gjatë raportimit të tyre mbajnë anën e dikujt, publiku ?bjektiv e vëren këtë, ndërsa humbet besimi te gazetari dhe te media, ndonjëherë edhe në mënyrë të pakthyeshme. Por, kur gazetarët e harrojnë distancën profesionale, një pasojë shumë më serioze është humbja e besimit të publikut ndaj gazetarisë në tërësi dhe ndaj të gjithë gazetarëve. Kjo posaçërisht shihet në hapësirën mediatike në Maqedonia gjatë viteve të kaluara – te ekspozuar vazhdimisht në raportime joetike që mbajnë anën e dikujt në shumë media, qytetarët gjithnjë e më shumë kanë dyshim në etikën e të gjithë gazetarëve dhe besojnë se gazetaria është profesion i korruptuar dhe joserioz. Prandaj, mënyra e vetme për rikthimin e këtij besimi te gazetarët është që të ruhet në mënyrë strikte dhe të pakompromis distanca profesionale gazetareske.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button