LGBT Junajted dhe Aleanca Femërore dënojnë gjuhën e urrjetjes së deputetit serb

LGBT Junajted dhe Aleanca Femërore dënojmë fuqishëm fjalët e urrejtjes nga deputeti Dragisha Miletiç në seancën e sotme parlamentare, ku u diskutua për propozimin e VMRO -DPMNE-së  reth ndryshimeve në kushtetutë, që përcakton martesën si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

“Komenti e tij është fyes dhe diskriminues për një grup të tërë të qytetarëve. Është një shkelje të dinjitetit të tyre dhe barazinë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjin nacional, të drejtave ndërkombëtare , Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Definimi i homoseksualizmit si një sëmundje, dhe përqeshja e personave LGBT është i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE, si dhe është kundër dispozitave të   Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Shoqatës Amerikane Psikiatrisë , Shoqatës Mjekësore të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës psikiatrike të Maqedonisë.” thonë dy organizatat në protestin e tyre.

Ne kujtojmë Z. Miletiç se për momentin në Beograd mbahet ‘Java e Krenarisë’ dhe se ky manifestim është duke u mbështetur nga qeveria e Sërbisë, theksojnë ata.

“Të shtunën do të mbahet një shëtitje tradicionale, e njohur si Pride , ku do të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë sërbe dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Për këto arsye e kishim këshilluar deputetin Dragisha Miletiç për të ndryshuar informacionin e tij dhe pikëpamjet e partisë së tij në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave LGBT.
Gjithashtu , ne kërkojmë që kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Diskriminim , Dushko Minovski si përgjegjës për informimin e publikut në lidhje me rastet e diskriminimit, përfaqësues për promovimin e edukimit dhe barazisë , të drejtat e njeriut dhe jo- diskriminimin, të hetoj këtë ngjarje në Parlament , ku diskriminimi është kryer ndaj një grup të qytetarëve në bazë të orientimit seksual” thonë dy organizatat në protestin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button