Fajon: Nacionalistët kërkojnë viza për Ballkanin, por nuk kanë argumente

Tani për tani nuk ka argumente të vërteta për pezullimin e regjimit të vizave  për vendet e Ballkanit perëndimor, deklaroi sot eurodeputetja Tanja Fajon, anëtare e komitetit për liri civile, të drejta dhe punë të brendshme të PE-së, e cila sot dhe nesër merr pjesë në seminarin parlamentar në kuvendin e Maqedonisë.

“Në parlamentin evropian miratuam një mekanizëm të kompromisit të keq. Do të thotë ekziston rrezik për sjelljen e vizave për një ose më shumë vende të Ballkanit Perëndimor, por ai rrezik ekziston nëse është i lartë numri i azilantëve nga rajoni. Tani për tani argument i vërtetë për vendet anëtare në parim nuk ka”, deklaroi Fajon.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm në Bosnja e Hercegovinë është rritur shumë numri i azilantëve këtë vit, por nga ana tjetër, thotë Fajon vendet si Maqedonia dhe Serbia kanë bërë shumë masa pozitive.

“Çdoherë duhet të punojmë. Mirë është që qytetarët t’i dinë të drejtat, por edhe se cilat janë kufizimet e lirisë dhe lëvizjes.  Qeveritë edhe më tutje duhet t’i plotësojnë të gjitha masat të cilat janë të nevojshme”, deklaroi eurodeputetja.

Kur bëhet fjalë  për Maqedoninë paralajmëron se rreziku direkt për pezullimin e regjimit të vizave mund të ndodhë sot ose nesër nuk ka, por paralajmëron se nëse keqësohet situata me numrin e azilantëve shumica në Këshill veçmë ekziston.

“Veçmë kishte disa përpjekje në regjimin e kaluar të vizave në disa vende të pezullohet. Kush e di se si do të jenë qeverisjet në Evropë. E gjithë situata sot nuk është e volitshme, kur është në pyetje liria e lëvizjes, jo vetëm regjimi pa viza por edhe të drejtat e shengenit,  për liri të lëvizjes në Evropë. Kështu që vështirë është të thuhet se në cilën situatë është Maqedonia. Masat janë mjaft të mira, por nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm kur bëhet fjalë për romët. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos kemi masa të cilat janë diskriminuese”, deklaroi Fajon.
Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza, i cili ende nuk është miratuar, nga Këshilli i ministrave, sipas Fajon, është i keq për shkak se parlamenti evropian  më nuk do të ketë kontroll demokratik në vetë procesin.

“Kur ndonjë vend i Unionit do të vendosë dhe do të ketë përkrahje nga më shumë anëtarë të Unionit atëherë është e mundur shumë shpejt të vijë pezullimi. Për atë unë në parlament kërkova të mos votohet pas këtij propozimi sepse frikësohem se disa vende do të mund ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm si ndonjë shtypje politike të autoriteteve për shkak të arsyeve të ndryshme”, deklaroi ajo.

Eurodeputetja, ende ashtu siç thotë, shpreson se nuk do të vijë deri te aktivimi i këtij mekanizmi.
“Komisioni tha se kjo do të jetë vetëm masa përfundimtare në rast se ka numër të madh të azilantëve. Por nga ana tjetër e dimë se në mekanizëm qëndron periudhë prej shtatë viteve. E dimë se vendet-anëtare munden ta rishikojnë dhe ta komentojnë numrin e azilantëve shtatë vite prapa. Vështirë është të spekulohet se cili vend do të mund ta shfrytëzojë”, thotë Fajon.

Frikësohet se nëse aktivizohet mekanizmi edhe BE-ja do ta humbë kredibilitetin sepse në pyetje është liria e lëvizjes dhe vetë procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa është shumë me rëndësi kufijtë të mbahen të hapur.

“Shpresoj se do ta kemi atë forcë politike  dhe se nuk do të mbisundojnë ato forca nacionaliste ose populiste në Evropë të cilat do të kërkonin pezullim”, deklaroi Fajon. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button