Partizani – Tirana direkt edhe ne Sky italia

Ka pasur shumë aludime për zhvendosjen e këtij takimi për në fillimjavë. Sipas shefit të garave në FSHF, Besnik Çela, nuk ka ndonjë motiv, por federata e ka planifikuar këtë sfidë për të hënën e 8 dhjetorit, në orën 18:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, shkruan Panorama Sport.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë mbarëvajtja e këtij derbi, pasi tifozët e Tiranës e kanë të ndaluar që të hyjnë në stadium, por askush nuk mund t’i pengojë ata që të blejnë një biletë derbi si qytetarë të lirë. Ky derbi i fazës së dytë pritet të ngjallë interes edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi është përfolur se ky takim do të ketë pasqyrim edhe në mediat italiane.

Pritet që në këtë takim të jetë i pranishëm edhe një figurë e gazetarisë italiane, Gianluca Di Marzio.

Ka zëra se derbi Partizani-Tirana mund të transmetohet edhe nga rrjeti televiziv “Sky” në Itali, gjë e cila ende nuk është konfirmuar. Në këto kushte, drejtuesve të Partizanit, si palë organizatore, por edhe drejtuesve të stadiumit, u del për detyrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button