Opozita maqedonase do bashkëpunim me lëvizjet e reja politike shqiptare

Opozita maqedonase bashkëpunimin me partitë shqiptare e sheh tek partitë e reja që janë në formim e sipër.

Këtë e ka deklaruar një nga liderët e opozitës, kryetari i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), Tito Petkovski.

Ai në një intervistë për Evropa e Lirë deklaroi se blloku opozitar maqedonas ka kontakte të fuqishme me intelektualë shqiptarë si dhe me dy lëvizjet e reja politike Besa dhe ajo e kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela për reforma në PDSH.

“Ne bisedojmë në mënyrë objektive edhe me BDI, edhe pse kjo parti me plotë besim dhe në formë të shërbëtores mbahet me politikat e VMRO-DPMNE. Ndërsa me PDSH nuk bisedojmë, për shkak se nuk punojmë në valë të njejta. Por, për ne më të fuqishme janë kontaktet me intelektualë shqiptarë, apo ajo që tani po artikulohet si mundësi e re për formimin e një partie të re politike dhe ajo që po e promovon si ide apo alternativë të re kryetari i Strugës. Ata për ne janë më të pranueshëm edhe sa i përket ideve politike, apo të themi ate politikë që e praktikon PDSH, por sidomos edhe BDI”, theksoi Petkovski.

I pyetur se a ka kontakte me lëvizjet Besa dhe ate të Ziadin Selës, kryetari i PRSD-së e ka konfirmuar këtë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button