Shijoni diellin e vjeshtës

Sot moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi i veriut.

Temperatura do të sillet prej 21 deri në 28 gradë celsius.

Në Shkup kohë e njëjtë, në mëngjes temperatura do të arrijë deri më 8 gradë, ndërsa pas ditës deri më 25 gradë celsius.

Deri në fund të javës, moti do të jetë stabil dhe i thatë, me rritje të temperaturave ditore e veçanërisht nxehtë dhe me diell do të jetë të mërkurën dhe të enjten, kur temperatura do të sillet prej 23, e deri më 31 gradë celsius.

Melodia e ëmbël e Bertine Zetlitz le t’ua zbukurojë mëngjesin. Ditë të mbarë! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button