Leksion gazetaresk: Si manipulohet Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

Sipas përvojës së gazetarëve, ministritë e financave dhe punëve të brendshme janë institucionet më të mbyllura në vend. MPB, gati se në të gjitha rastet thirret në informata të kualifikuara, kurse ministria e financave nuk përgjigjet ose bënë gjithçka që ta refuzojë kërkesën. Ministria e financave fsheh se sa para u ka paguar njerëzve të arrestuar pabazë apo ndjekur penalisht në Maqedoni, për fshehtësi e llogarit edhe numrin e njerëzve të cilët kanë mbushur kushtin për pensionim, por që kanë kërkuar vazhdim të stazhit të punësimit dhe një sërë çështje tjera për të cilat paratë paguhen nga buxheti dhe këto informata në asnjë rast nuk mund të jenë sekrete

 

Shkruan: Sashe Dimovski

 

Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, së shpejti do të “mbush” nëntë vjet nga miratimi, por duke shikuar numrat dhe aplikimin e të njëjtit, rëndë se mund ti jepet notë “kaluese” ose të konstatohet se është ngritur në këmbë të shëndosha.

Shikuar nga aspekti i gazetarëve, Ligji i cili duheshe të sigurojë qasje të lirë deri te numër i madh të informatave ma karakter publik, me përjashtim të atyre që nuk janë publike dhe taksativisht janë përmendur, u shëndrua gogol për shumë[ gazetar ose në “rrugën më të gjatë” dhe secili shikon ta shmang.

Një hulumtim i cili realizohet për momentin në kuadër të projektit “Qeverisje e mirë” tregon të dhëna frapante në aspekt të shfrytëzueshmërisë të ligjit nga gazetarët, të cilët më shpesh si arsye nuk e shfrytëzojnë ligjin, tregojnë për faktin se paraprakisht e dinë se nuk do ta marrin informacionin, dhe nuk duan të humbin kohë në procedurat administrative.

 

KOHË E HUMBUR APO E INVESTUAR

Për ata pritja prej 30 ditësh për përgjigje eventuale, më pas afatet për ankesë ose padi, janë kohë e humbur për arsye se informimi kërkon informim të shpejtë dhe efikas. Për këtë arsye tentojnë të arrin qëllimin nëpërmjet zëdhënësve ose shfrytëzohen forma tjera për marrjen e informacionit (lidhjet shoqërore, “brifer” ose ngjashëm).

Por, informata e marrë “nën tavolinë” a nuk e mbanë rrezikun të mos jetë e plotë ose saktë, kurse më pas të marrish në qafë demant apo padi? Jo, se ajo nuk është një nga mënyrat ligjore për marrje të informatave, por sigurisht se nuk është mënyra që të realizoni të drejtën tuaj dhe ti detyroni institucionet në transparencë dhe llogari dhënie, veçanërisht në hulumtime të madhe për të cilat mund të siguroni shumë informata sipas ligjit.

Analizat e të dhënave nga Komisioni për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, i cili vendos për ankesat e gjithë të cilëve janë refuzuar kërkesat për qasje të  lirë ose që nuk kanë marrë përgjigje, tregojnë që organizatat joqeveritare janë të parat në listë nga ata që e shfrytëzojnë qasjen e lirë, pas tyre janë qytetarët si persona fizik, kurse kur jemi tek gazetarët si kërkues të informatës, ky numër është mjaft i ulët.

Gjithsesi, ka shembuj ku gazetarët apo mediumet ishin këmbëngulës dhe kanë bë ankesa të ose kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër institucionit që ka refuzuar të japë informacion, por ky numër është shumë i vogël dhe që pasqyrohet në statistikat në vazhdim: në tre vitet e fundit, tek Komisioni janë ankuar 21 gazetar dhe një medium, ku 13 procedura ka mbaruar me zgjidhje kurse të tjerat me përfundim.

Në pyetjen pse nuk ankohen para komisionit ose pse nuk e vazhdojnë betejën juridike para Gjyqit Administrativ, gazetarët përgjigjen se ajo për ato është humbje kohe në labirintet juridike, kurse në fund edhe nëse e marrin informacionin, me vendim gjyqësor, për shembull, ajo informatë nuk do të jetë aktuale për ato, kurse atyre do t’ju kushtojë kohë dhe para (për taksat gjyqësore) të cilat në mënyrë plotësuese vetëm se do t’ju rëndoj punën.

Shikuar nga kjo distancë, gati pas dhjetë viteve nga miratimi i ligjit, njëjti në vend që të lehtësojë qasjen e lirë në informatat me karakter publik, ende e ka ngushtuar rrethin e informatave deri të cilat vihet me rrugë ligjore, pa mos dyshuar se për çfarë qëllimi i kërkoni?

 

MOS ZBULONI PSE E KËRKONI INFORMATËN

Ligji për qasje të lirë është i qartë: askush nuk ka të drejtë t’ju kërkojë informata, as ju nuk jeni i obliguar të shpjegoni pse ju duhet një informatë e caktuar, pa marrë parasysh nëse jeni gazetar, person fizik  – qytetar, OJQ ose kompani private.

Shkurt, këtu do ti përmend “numrat” më të shpeshta në të cilat institucionet duan t’ju kapin, të cilat nëse nuk mendoni dy herë, paraprakisht jeni i gjykuar mos marrje të informatës.

Ligji parasheh formularë në të cilin duhet të shkruani pyetjen – informatën të cilën e kërkuat (fotokopje, inspektim, shkresë) dhe cila formë doni t’ju dërgohet (me postë, e skanuar me email ose ngjajshëm). Nëse e plotësoni këtë kërkesë, institucioni duhet t’ju përgjigjet në afatin e paraparë ligjor prej 30 ditësh, nëse bëhet fjalë për komplikim gjatë marrjes së informacionit (duhet të skanohen ose kopjohen një numë ri madh i dokumenteve), duhet t’ju informojë se do ta merrni informacionin dhe të ceket për sa ditë pas afatit ligjor nga 30 ditë.

Por, ligji ka paraparë edhe mundësinë e dorëzimit të kërkesës gojore, për të cilin, afti për përgjigje është pesë ditë. Që të dorëzoni një kërkesë të tillë, duhet të shkoni personalisht në institucionin, ta kërkoni personin i cili është përgjegjës për ndërmjetësimin deri tek informatat me karakter publik. (Komisioni mbanë regjistër për mbajtësit e informatave dhe për personat juridik në institucionet është publikuar në ueb faqen e tyre zyrtare).

Para atij personi duhet ta parashtroni pyetjen, personi të përpilojë procesverbal ose shënim zyrtar dhe t’ju përgjigjet për pesë ditë. Kjo mundësi është e përshtatshme për gazetarët të cilët shpesh duhet ta shfrytëzojnë, por të bëjnë kujdes në institucionin, gjatë kërkesës me gojë, që të mos ua japin ta plotësojnë formularin me shkrim dhe në këtë mënyrë kërkesën ta trajtojnë si e shkruar dhe të marrin komoditet që t’ju përgjigjen në afat prej 30 ditësh, dhe jo në afat prej pesë ditësh.

Bëni kujdes gjatë shfrytëzimit të kësaj mundësie, insistoni për atë dhe mos e plotësoni kërkesën, leni atë përgjegjësi për personin përgjegjës për menaxhim të informatave me karakter publik, nëse nuk ka një person të tillë ose është penguar që atë moment fizikisht të bëj takim me ju, atë kërkesë insistoni ta bëj zyrtari përgjegjës për pranimin e postës në institucion (arkivi).

Sipas përvojës së gazetarëve, ministritë e financave dhe punëve të brendshme janë institucionet më të mbyllura në vend. MPB, gati se në të gjitha rastet thirret në informata të kualifikuara, kurse ministria e financave nuk përgjigjet ose bënë gjithçka që ta refuzojë kërkesën. Ministria e financave fsheh se sa para u ka paguar njerëzve të arrestuar pabazë apo ndjekur penalisht në Maqedoni, për fshehtësi e llogarit edhe numrin e njerëzve të cilët kanë mbushur kushtin për pensionim, por që kanë kërkuar vazhdim të stazhit të punësimit dhe një sërë çështje tjera për të cilat paratë paguhen nga buxheti dhe këto informata në asnjë rast nuk mund të jenë sekrete.

 

1001 MËNYRA PËR TA REFUZUAR KËRKESËN

Në mes shembujve, se si institucionet tentojnë të mos ju japin përgjigje është shembulli i Avokatit të popullit shtetëror në Maqedoni. Në këtë institucion nuk ka zëdhënës, dhe as person të ngarkuar për menaxhim me informatat,  por kanë vetëm email zyrtar në të cilin i drejtojnë gazetarët të parashtrojnë pyetje. Por, në pyetjen e parashtruar kështu, nga Avokati i popullit gazetarët kanë marrë mesazh se nuk do t’ju përgjigjet për arsye se emili i tyre nuk është verifikuar me nënshkrim elektronik!?

Në shtet ekziston ligji i cili e rregullon çështjen e nënshkrimit elektronik, por ende në një sferë të parregulluar, nëpër gishta mund të numërohen personat që kanë nënshkrim elektronik. Gjithsesi, se ato janë persona juridik dhe jo fizik. Nga këtu, në kushte kur institucioni nuk e respekton Ligjin për qasje të lirë (nuk ka caktuar person), dhe as nuk ka zëdhënës, kërkesa për verifikim e emailit me nënshkrim elektronik nuk është asgjë tjetër, por një mënyrë e paturpshme e refuzimit të kërkesës. Në mënyrë shtesë, Avokati i popullit, i cili kërkon verifikim me nënshkrim elektronik, as edhe nuk përdor një nënshkrim të tillë, dhe as se nuk identifikohet me emër dhe mbiemër në komunikim me gazetarët.

I ngjashëm është shembulli me ministrin e drejtësisë, i cili nxjerr përfundim se e ndërpretë procedurën për marrje të vendimit, për arsye se Ministria nuk mbanë statistikë, për shembull për mjete të paguara për personat e paraburgosur pabazë ose persona të gjykuar, kurse pikërisht kjo ministri, sipas ligjit është paditur në më shumë raste dhe ka obligim ligjor të ofrojë marrëveshje me ato persona, si kusht i nevojshëm para se të nisin procedurën gjyqësore për arsye se kanë qenë të gjykuar ose paraburgosur pa bazë. Në mënyrë shtesë, Ministria për drejtësi është propozues i ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik.

Këto shembuj, të cilat janë vetëm pikë uji në det, tregojnë se institucionet dhe as nga larg nuk e kanë kuptuar thelbin e Ligjit dhe në çdo mënyrë tentojnë të krijojnë mekanizëm mbrojtës që të mos i pranoni informatat e kërkuara.

Nga këtu, sa edhe të tingëllojë rëndë për tu realizuar, për institucionet të cilat nuk janë në qytetin tuaj ose janë afër, testoni sipas principit “kërkesë me gojë” dhe ju jepni komoditetin prej 30 ditësh t’ju përgjigjen në të njëjtën. Duhet të  kihet parasysh se ai që ka pranuar kërkesën, nëse nuk mund të përgjigjet, duhet ta përcjell deri te organi përgjegjës dhe t’ju informojë për atë. Ligji parasheh edhe dënime për personat të cilat janë përgjegjës për menaxhim me informatat, pra në disponim është opsioni që të dorëzoni ankesë kundër personit i cili ka refuzuar të pranojë kërkesën tuaj ose refuzon t’ju përgjigjet, për çka, në procedurë penale vendos gjyqi gjegjës.

APLIKIMI I SHPESHTË I LIGJIT PËR STORJE CILËSORE HULUMTUESE

Qasja deri te informatat me karakter publik në këtë formë nuk do ti ndihmojë gazetarët të cilët raportojnë dhe kërkojnë informata në baza ditore, por ligji është shumë i mirë për përgatitjen e hulumtimeve, për cilat keni më shumë kohë. Në thelb, një pjesë e madhe e hulumtimit duhet të bazohet në zgjidhjet e këtij ligji, por, në të njëjtën kohë, të mos dorëzoheni pas tentimit të parë, por të vazhdoni betejën e përshtatshme juridike për realizimin e kësaj të drejte. Informatën që e keni kërkuar, ndoshta do të jetë në interes edhe atëherë kur do ta merrni me urdhër të Komisionit ose Gjyqit Administrativ.

Që të jeni i sigurt se mund ta merrni informatën edhe nga një burim tjetër, mendoni edhe në drejtim se kush tjetër mund ta ketë informatën dhe që t’ju jep, dhe të mos jetë vetëm poseduesi i informatës.

Nëse nuk merrni raporte për disa çështje për punën e Qeverisë, organe rregullatore ose agjencitë shtetërore, kërkoni të njëjtat informata edhe nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, për shembull, kush mbikëqyrjen e punë së tyre dhe te cila ata dorëzojnë raporte vjetore ose japin llogaridhënie për punën e tyre.

Në mënyrë të njëjtë mund të veproni edhe me kërkimin e informatave nga Komisioni rregullator ose AKE nëse nuk keni marr informata të caktuara nga kompanitë e telekomunikacionit ose subjektet nga elektro sektori.

Enti shtetëror për revizion mund të jetë bazë e mirë për punën financiare të komunave dhe institucioneve publike, kurse Agjencia për mediume për radio difuzerët dhe për mediumet e shtypura (për çështje për strukturën e pronësisë, të ardhura nga reklama dhe çështje tjera).

Keni parasysh dhe kush tjetër e posedon informatën me karakter publik: me ligjin janë përjashtuar partitë politike, sektori joqeveritar, kompanitë private (përveç pjesës për mjetet që i marrin nga buxheti për projekte të ndryshme ose kompensim për zgjedhjet). Për të gjithë që harxhojnë mjete nga buxheti (publike), hyjnë në kategorinë poseduesve të informatave. Nga ato mund të kërkoni informata dhe dokumente edhe pse nuk i kanë krijuar, i posedojnë (p.sh., biletat për avion ose llogaritë nga hotelet për akomodimin e një funksionari të caktuar). Pa marrë parasysh se ato nuk e kanë krijuar informatën, pagesat realizohet nga mjetet buxhetore (publike) dhe ato informata nuk paraqesin sekret.

Planet e detajuara urbanistike, ndryshimet e tyre, të dhënat nga kadastra ose agjenci tjera shtetërore, gjithashtu janë në listë të informatave me karakter publik.

Në periudhën e fundit është konstatuar tendenca që të refuzohet kërkesa për arsye se poseduesi thirret “se ajo krijohet tani për momentin dhe publikimi i të njëjtës mund ta dëmtojë institucionin”. Në këtë rast, detyrueshëm dorëzoni ankesë deri te Komisioni dhe kërkoni nga Komisioni që të vërtetojë nëse informata e kërkuar krijohet për momentin. Ekzistojnë vendime gjyqësore të cilat definojnë se statistika nuk është fshehtësi, nëse në informatën ka edhe të dhëna tjera, poseduesi është i obliguar që të i mbulojë ato dhe ti bëjë të qasshëm numrat.

Për këtë arsye, shfrytëzimi i shpeshtë dhe i drejtë i ligjit mund të jetë instrument i mirë për përpunimin e storjeve të mira hulumtuese: prodhim që shumë më pak është prezent në mediumet maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button