Prilo i jep fitoren Juves në sekondat e fundit (Video)

Derbi i qytetit të Torinos i ka takuar Juventusit falë një gjuajtje të vonshme të Andrea Pirlos.

Mesfushori italian shënoi golin e fitores 2:1 të bardhezinjëve kundër Torinos, me një gjuajtje të bukur zhagas në aksionin e fundit të takimit.

Paraprakist, Juve kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Arturo Vidal (15’ p), mirëpo shifrat i barazoi Bruno Peres (22’).

Bardhezinjtë ndeshjen e mbyllën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Stephan Lichsteiner në minutën 78.

Pas kësaj fitoreje, Juve tani ka 34 pikë në pozitën e parë në renditje, duke lënë prapa Romën me 28 sosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button