Meteorologët që parashikuan përmbytjet në Ballkan: Ja çfarë dimri na pret!

Evropa mund të ketë probleme të mëdha me borë dhe me shira të shumta, sidomos zonat e Mesdheut, Ballkani, zonat rreth Detit të Zi si dhe në Evropën Qendrore. Ky parashikim është publikuar në faqen e parashikimit të motit për Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Të njëjtët meteorologë që paralajmëruan përmbytjet shkatërruese sivjet në Ballkan, tani kanë paralajmëruar se çfarë moti po na pret këtë dimër.

”Shumë keq po mashtrohen ata që mendojnë se skenari i SHBA-së këtë dimër nuk është e mundur në Evropë. Kur bëhet fjalë për motin asgjë nuk është e pamundur. A do të godet me të vërtetë rajonin tonë varet nga lloji i përkeqësimit”, thuhet në faqen e internetit, e cila ka publikuar më parë tekstin se mund të pritet një dimër me shumë reshje të borës, por me temperaturë mesatare disi më të lartë.

Këta meteorologë për tre ditët e ardhshme thonë se në Mal të Zi, Shqipëri dhe Greqi mund të pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por gjatë natës do të jetë ftohtë dhe në mëngjes me ngrica. ”Në Serbi dhe Maqedoni në mëngjes do të jetë ftohtë dhe me mjegull”, thonë parashikuesit. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button