VMRO përsëri akuzon Zaevin për nepotizëm

VMRO DPMNE ka vazhduar ndaj kryetarit të LSDM-së dhe Komunës së Strumicës Zoran Zaev për nepotizëm gjatë shpërndarjes së tenderëve në Komunë. Aleksandar Kolev, anëtarë i VMRO-së, ka publikuar sot dokumente për një tjetër tender të marrë nga njeri i afërt i familjes Zaev. Sipas VMRO-së, bëhet fjalë për kompaninë Javor Shped, në pronësi të Goran Kërstevit. Goran Kërstev, sipas akuzave të VMRO-së, është “ortak” i vëllait të Zoran Zaevit, Vice Zaev, dhe kompania e tij ka marrë nga komuna lot 18 milion denarë në tenderin e nënshkruar me Komunën e Strumicës.

“Skandalet e Zoran Zaevit me furnizimet publike në Strumicë vazhdojnë. Ato janë më të mëdha se sa pritjet e kujtdo qoftë. Zoran Zaev është relaksuar dhe ka menduar se Komuna e Strumicës është pronë e tij private, ndërsa paratë e qytetarëve i sheh si para që mund ti posedojë pa respektuar asnjë standard moral. Sot ju prezantojmë dokumente të një furnizimi të ri publik, drejtpërdrejtë nga Komuna e Strumicës, të cilën e ka marrë kompani e afërt me Zoran Zaevin dhe familjen e tij”, ka thënë Kolev.

Nga ana tjetër LSDM-ja ka dalë me të dhëna se në Komunën e Strumicës kanë fituar tenderë edhe mbi 30 firma të afërta me VMRO DPMNE-në, në vlerë prej mbi 30 milion euro.
“Kur flisni për furnizimet publike, a është për ju skandal fakti që viteve të kaluara, kompani të afërta me VMRO DPMNE-në kanë marrë tenderë nga Komuna e Strumicës në vlerë prej mbi 30 milion euro? Duhet të tregoni, kur veçmë flisni për furnizimet publike në Strumicë, se mbi 30 kompani pronarët e të cilëve janë anëtarë dhe funksionarë të VMRO DPMNE-së, kanë marrë tenderë në Komunën e Strumicës.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Edhe nënkryetari i LSDM-së Vanço Uzunov i ka bërë thirrje institucioneve që nëse ka diçka të jashtëligjshme të marrin të gjitha masat ligjore dhe të ngrenë padi penale. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button