Shqiptarët për të drejtat e tyre, maqedonasit për homoseksualët

Sot në Kuvend u zhvillua debat i nxehtë rreth Propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në pjesën e definimit të martesës si bashkësi ekskluzivisht ndërmjet burrit dhe gruas, parashtruar nga deputetët e VMRO-së. 

BDI mbështet ndryshimet kushtetuese por jo vetëm për rregullimin e martesës.

“BDI parimisht mbështet ndryshimet e këtilla kushtetuese që kanë për qëllim afirmimin e vlerave tradicionale familjare, por në anën tjetër ne nuk mund të mbështesim ndryshime kushtetuese lidhur me martesën dhe të mos flasim për shtyllat themelore të rregullimit të bashkëjetesës etnike, që duket se nuk janë në tërësi të qarta me dispozitat aktuale kushtetuese dhe për këtë arsye për herë bëhen objekt i interpretimin politik dhe sit ë tilla përfundojnë me konfuzion.” tha deputeti i BDI-së, Nexhati Jakupi.

Nga ana tjetër, PDSH doli me replika duke thënë se kjo parti ka konstatuar se shteti është në krizë jo për shkak se me Kushtetutë nuk është precizuar pozicioni i familjes dhe martesës por sepse sipas tyre, për familjen shqiptare brengë e madhe është pozicioni i saj kundrejt institucioneve shtetit dhe Kushtetutës.  

“PDSH natyrisht se është për ndryshime kushtetuese rrënjësore, të cilat do të ndryshojnë konceptin dhe funksionimin e këtij shteti. Ndryshime që do të ndryshojnë konceptin mental të ndërtuar dhe kultivuar për 8 dekada. PDSH ka konstatuar se familja shqiptare është në rrezik permanent ndaj shtetit, unë personalisht jam i kënaqur prej diskutimit të kolegut, por ato ishin vetëm çështje deklarative sepse në esencë subjekti politik maqedonas për 20 vite radhazi vetëm ka konstatuar këtë çështje dhe asnjë mënyrë nuk është future që ti zgjedh problemet shumë esenciale të shqiptarëve në Maqedoni. Kushtetuta duhet të reflektojë njësoj drejtë shqiptarëve sikur ndaj maqedonasve. Gjithçka që u tha nga kolegu janë tema që PDSH i ka hapur këto vitet e fundit dhe dy dekadat e fundit. Nuk janë të bollshme këto premtime deklarative” tha deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Përderisa partitë shqiptare diskutonin për të drejtat e shqiptarëve për partitë maqedonase seanca u përqendrua në temën e seksuali tetit.

Përfaqësuesi i propozuesve, deputeti Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE, theksoi se me Propozimin kërkojnë definim kushtetues të martesës si bashkësi ekskluzivisht ndërmjet një burri dhe një gruaje, ndërsa fëmijët pa prindër të mund të adoptohen vetëm nga çifte të martuara në të cilat ka nga një burrë dhe nga një grua apo prindër që kujdesen vetë për fëmijën.

“Njëkohësisht duhet të rregullohet çështja se asnjë bashkësi tjetër e jetës, përveç bashkësisë martesore të definuar me kushtetutë ndërmjet një burri dhe një gruaje nuk do të prodhojë veprime dhe pasoja juridike në Republikën e Maqedonisë. Intenca e propozuesve është të mundësohet një shumicë e ardhshme parlamentare me vetëm 42 vota  për ta ndryshuar Ligjin për familje dhe ta ridefinojë strukturën e martesës “, tha Gjorçev.

Ivon Veliçkovski nga PL tha se veprimet e Qeverisë nuk shkojnë në dobi të tezës për mbrojtje të martesës dhe familjes. Ai kërkoi qasje toleruese ndaj grupeve të ndryshme, përforcim të parimeve sekulariste dhe parandalim të majorizimit të relacioneve qytetare, etnike dhe religjioze.

Për deputetin serb Dragisha Miletiç homoseksualiteti është sëmundje. 

“Nuk jemi në rrezik kur është në pyetje gej popullata. Ata vet janë deklaruar se sa janë në numër. Çfarë prisni ju, të barazohemi me ta, dhe pastaj të diskutojmë, gjithnjë për rreth murit”, tha Miletiç.

“Në këtë drejtim, e dini Zoti Miletiç, unë qëndroj kështu para jush, besoj se kam mbrojtje të mjaftueshme nga tavolina”, tha Veliçkovski.

Që të miratohen ndryshime kushtetuese nevojitet shumicë prej dy të tretash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button