Lirimi i Mubarakut shkakton gjakderdheje në Kajro, dy të vrarë (VIDEO)

Policia në Egjipt ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mbi 1,000 protestues në qendër të kryeqytetit Kajro. Me këtë rast janë vrarë dy protestues.

Protestuesit janë tubuar në sheshin Tahrir mbrëmjen e së shtunës, për të kundërshtuar vendimin e gjykatës, e cila ka liruar nga akuzat për vrasje ish-presidentin e përmbysur egjiptian, Hosni Mubarak, transmeton REL.

Ky i fundit është akuzuar për komplot për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të 2011-ës.

Ministria e Brendshme ka thënë se policia ka shpërndarë protestuesit pasi mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, lëvizje kjo e ndaluar, kanë nisur të hedhin gurë.

Dy persona raportohet se janë vrarë në përleshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button