Ankand për mbështetje të personave me HIV

Shoqata për mbështetje të personave që jetojnë me HIV “Së bashku më të fuqishëm” me rastin e Ditës botërore për luftë kundër HIV-SIDA organizon ankand humanitar, që do të mbahet sonte në lokalin “Kala”.

Qëllimi i manifestimit është që të ngritet vetëdija publike se për HIV-in sot është qasëse terapi e lartë efikase, e cila mundëson që njerëzit që jetojnë me virusin të kenë jetë të shëndetshme, cilësore dhe të gjatë. Mjetet që do të grumbullohen në ankand do të dedikohen për mbështetje të personave të cilët jetojnë me HIV në Maqedoni.

Lëndë të ankandit humanitar do të jenë vepra të punuara nga persona publik. Mbështetës i ngjarjes janë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Çarls Edmund Garet dhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Luiza Uinton.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndet publik sivjet në Maqedoni janë regjistruar 39 raste të reja të të sëmurëve me HIV-SIDA.

Lajme të ngjashme

Back to top button