Do të shkarkohen gjykatësit që nuk do t’i zgjidhin lëndët e vjetra

Shkarkim nga funksioni u kërcënohet gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1, të cilët akoma nuk kanë sjellë aktgjykime për lëndët më të vjetra se dy vjet. Afati i fundit për përfundimin e të gjitha lëndëve është  fundi i dhjetorit të vitit 2013, njofton portali Plusinfo.

Një urdhër të këtillë, instanca më e lartë gjyqësore, Këshilli Gjyqësor i RM-së (KGJRM) ka dërguar deri te Gjykata penale në Shkup, në qershor të këtij viti. Për një pjesë të avokatëve, ky vendim i KGJRM-së është motiv që gjykatësit ta shklein ligjin.

Sot në faqen zyrtare të KGJRM-së është publikuar njoftimi, ku përmenden emrat e 28 gjykatësve të cilëve u potencohet se:

“Është e domosdoshme, në kuadër të mjeteve dhe mekanizmave të lejuar juridikë sipas Ligjit për procedurë penale, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, si dhe deri më 31.12.2013 të përfundohen lëndët e vjetar të përmendura. Në të kundërtën, KGJRM-ja do të jetë e detyruar të veprojë në përputhje me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të RM-së, e në lidhje me nenin 75 të Ligjit për gjykatat”, thuhet në njoftim. 

Sipas nenit 75 të Ligjit për gjykatat, Këshilli me vendim do ta shkarkojë gjykatësin për shkelje më të rëndë disiplinore sipas nenit 76 të Ligjit për gjykatat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button