S’kuqet Bardhi në Hungari (Video)

Skuadra e shkupjanit Enis Bardhi po vazhdon të kalojë një formë të mrekullueshme në ligën më të mirë hungareze, ndërsa Enisi edhe më tej është protagonist kryesor i ekipit.
Kësaj radhe Enisi përveç se kishte shumë asistime dhe goditje drejt portës, ka përjetuar për herë të parë të merr dhe karton të kuq.

Në fakt Bardhi në ndeshje ishte inkuadruar nga minuta e 57-të, në lojë por duke u ndëshkuar dy herë me karton të verdhë. Të parin e merr pasi që kishte goditur topin pas fishkëllimës së gjyqtarit, ndërsa kartonin e dytë Bardhi thotë se e mori pa të drejtë, pasi tërheqja për fanelle e kundërshtarit ishte shumë e lehtë dhe në suaza të së lejuarës.

“Vërtet më vjen keq që u ndëshkova me të kuq, pasi që nuk kishte lojë të palejuar nga unë. Thjesht më vjen keq që gjyqtari nuk e vlerësoi mirë këtë rast dhe as që mendoi kur më ndëshkoi me të kuq. Jam i kënaqur nga loja që kam treguar sot dhe shpresoj të vazhdoj të jem në formë edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë për “Portalb” Enis Bardhi.

Skuadra e Ujpestit ndeshjen ndaj Szombathely Haladas e ka fituar me rezultat minimal 1:0 dhe tani është ngjitur lartë në pozitën e katërt.

Enisi do të mungojë në ndeshjen e fundit kampionale, por ai ka të drejtë për të luajtur në ndeshjet e kupës. Pikërisht të martën që vjen Ujpesti luan në derbin e madh për garat e kupës, kundër skuadrës së Ferencvarosh. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button