Blero dhe Teuta konfirmojnë ndarjen

Këngëtari dhe aktorja e njohur e kanë konfirmuar ndarjen pas pesë vitesh martesë përmes një deklarate publike.

Ja çka shkruan Blero në Facebook:

“Pas 5 vitesh martese nga e cila jemi bekuar me nje vajze te mrekullueshme, ne te dy kemi vendosur ti japim fund marteses sone por jo dhe asnjehere perkushtimit dhe kujdesit ndaj vajzes sone.

Ajo eshte gjithcka per ne dhe keshtu do te jete pergjithmone.

Tara do te jetoj me nenen e saj por qe vizitat nga babai jane te palimituara, natyrisht dhe kujdesi i tij si deri me tani. Meqe eshte folur e perfolur rreth ndarjes sone ( para disa muajsh ) e qe ne ate kohe nuk kane qene ato fjale te verteta, tashme kjo eshte e vertete dhe publike.

Duke pas parasysh qe ne te dy kemi nje femije te mrekullueshem atehere i lusim shume edhe gazetaret si dhe gjithe njerezit qe mbase kane deshire per te komentuar rreth kesaj qeshtje, qe per hir te faktit qe kemi nje femije te perbashket si dhe familjet tona, mos te spekulojne dhe te shpifin te paverteta rreth ndarjes sone sepse megjithate shume njerez mund te lendohen. Nuk ka mes ne te dyve as mllef as urrejtje, perkundrazi, ne vazhdojme te kemi nje raport te mire mes vete, sepse kemi krijuar familje bashke dhe keshtu duhet te jete nje raport i shendosh. Njerezit kur martohen asnjehere nuk martohen me qellim qe nje dite te ndahen, por ja qe ndonjehere jeta sjell te papritura aspak te kendshme, prandaj shpresojme edhe kesaj radhe ne perkrahjen e gjithe miqve dhe dashamireve tane. Ju falenderojme per dashurine dhe mirkuptimin tuaj.”

Lajme të ngjashme

Back to top button