Flamuri i madh në qendrën e kulturës, zyrtarët shqiptarë druajnë të flasin

Ngritja e flamurit të madh shqiptarë me rastin e festës së 28 nëntorit, që kishte mbuluar gjithë pjesën ballore të Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, ka lënë pa përgjigje kureshtjen e mediave maqedonase për të kuptuar se kush e vendosi atë.

Përballë kësaj kureshtje, nuk janë prononcuar as kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi as drejtori, Haki Fazliu dhe sekretari shtetërorë në ministrinë e kulturës, Behaxhudin Shehapi.

Drejtori i qendrës kulturore, Haki Fazliu, ka thënë se nuk e din kush e ka vendosur flamurin, por ka përkujtuar se ka qenë ditë festë. Sipas tij flamurin mund ta kenë vendosur një grup të rinjsh, por pasi të mbarojë festa do të largohet.

Sekretari shtetërorë për kulturë, Behaxhudin Shehapi, ka theksuar se nuk e din kush e ka vendosur flamurin e madh, por sipas tij ka qenë ditë feste dhe nuk ka asgjë të kundërligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button