‘N.U.N’ arrin 1 milionëshin

Është kënga më e përfolur e momentit. Kënga ‘N.U.N’ në të cilën trajtohet një ndarje e dhimbshme e një çifti e që interpretohet nga Blero Muharremi, përveç që ka arritur ta prekë zemrën e secilit, ajo në të njëjtën kohë ka zgjuar kureshtjen e shumë fansave të tij, të cilët po besojnë se këtë këngë Blero ia ka kushtuar aktores Teuta Krasniqit, gjë të cilën këngëtari e ka mohuar qindra herë.

Si do që të jetë, N.U.N ka arritur që brenda 5 ditëve të kalojë shifrën 1 milion klikime në kanalin ‘Youtube’. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Blero nëpërmjet një fotografie në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilën i ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen që ia kanë dhënë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button